>
BIOSHQIP

Teuta Selimi Lanson Këngën E Re “Kush Don Le Të Feston”

29-08-2012
Teuta Selimi këto ditë do ta lansojë këngën më të re të titulluar "Kush don le të feston", të cilës këngë së shpejti do t'ia realizojë edhe videoklipin.
Gjatë një prononcimi për të përditshmen "Zëri", këngëtarja ka thënë se nuk dyshon në këtë singël ngase ka punuar mjaft shumë në të, dhe është një këngë ritmike që mund ta pëlqejnë të gjithë.

"Tani përfundova sezonin e verës për të cilin jam mjaftë e kënaqur sepse po e përmbyll një sezon me mjaftë suksese. Kam pasur mjaftë angazhime si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kjo më gëzon mjaftë shumë".

"Ndërkaq tani adhuruesve do t'u sjellë një singël të ri, të realizuar mjaftë mirë. Shpresoj të pëlqehet sepse është punuar shumë në këtë këngë".

"Kënga do ta ketë edhe videoklipin, të cilin do ta përgatisim me ndonjë produksion vendor me të cilët nuk kam punuar më parë", ka thënë ajo për "Zëri".
(Zëri)

Teuta Selimi Lanson Këngën E Re “Kush Don Le Të Feston”