>
BIOSHQIP
Biografia
Fama e Thoma Mahilajt prej vitesh i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. I lindur në Rexhepaj-Gorish të Vlorës, por banues në Sarandë, ai konsiderohet si një nga mjeshtrit virtuozë të instrumentit që me tingujt e tij mahnit të madh e të vogël. 48-vjeçari ka qenë i preferuar nga të gjithë këngëtarët e folkut shqiptar nga jugu në veri, por akoma më çudibërës e bën fakti që klarinetën e ka mësuar autodidakt, nuk ka pasur mësues apo usta si i thonë fjalës, vetëm se ka adhuruar shpirtërisht korifejt e këtij instrumenti të muzikës popullore dhe me dëshirë e vullnet ja ka arritur t’ia dalë mbanë.

Më datë 2 Dhjetor 2012, Thoma Mahilaj publikon videoklipin "Kangjelia". Orkestrimi i këngës vjen i punuar nga vetë Thoma Mahilaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.