>
BIOSHQIP
Biografia
Thunder Way ishte një grup muzikor i zhanrit power metal nga Tirana, Shqipëri. Grupi u themelua më 1993 dhe ndonëse pati një jetëzgjatje të shkurtër pati sukses të madh si një nga grupet e para të paskomunizmit.

Thunder Way publikoi vetëm një album të quajtur "The Order Excecutors" më 1993. Albumi u mundësua nga patrioti e humanisti shqiptar Ramiz Tafilaj dhe u regjistrua në Shkup, Maqedoni. Albumi u regjistrua brenda vetëm një jave dhe pati një tirazh prej 1000 kasetash. Këngët janë shkruar nga Voltan Vorpsi dhe janë tërësisht në anglisht.

Grupi dha koncertin e fundit në Tiranë më 18 Mars, 1994.

Pjestaret e Grupit:

* Alban Laro - kompozitor dhe tastierë
* Mit'hat Laro - bas kitarë
* Roland Fusha - bateri
* Elton Deda - këngëtar
* Dritan Xheladini - kitarë ritmi
* Bledar Sejko - kitarë kryesore
DËRGOI:

KATEGORI: