>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i saj i vërtetë është Flutura Behrami, ajo vijë nga fshati Klinë e Mesme, të komunës së Skenderajit. Ajo shkollën fillore dhe vitin e parë te gjimnazit e vijoi në Skenderaj, ku me pas bashkë me familje u zhvendos në Prishtinë dhe tani pritet të jetë nder rep-artistet me te mira pas Taynes, Rines etj. Ajo është e afërme (kushërira) e ish-kandidatit për kryetar të komunës së Skenderajit, Cenë Behramit.

Më datë 31 Tetor 2019, 2TON & Tika publikojnë videoklipin "TT". Teksti i këngës u shkrua nga 2Ton & Tika Behrami. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 20 Dhjetor 2019, Tika publikon videoklipin "Yalla". Teksti i këngës u shkrua nga Tika Behrami. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 26 Qershor 2020, Tika publikon videoklipin "Heroina". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, ndërsa teksti u shkrua nga Tika Behrami. Videoklipi u prodhua nga XL Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 23 Korrik 2020, Tika publikon videoklipin "Yalla (Turkish)".

Më datë 2 Shtator 2020, Tika publikon videoklipin "Huti".

Më datë 27 Nëntor 2020, TIKA publikon videoklipin "Si Une".

Më datë 12 Mars 2021, Tika publikon videoklipin "My Huana".

Më datë 21 Maj 2021, Tika publikon videoklipin "Qele".

Më datë 30 Korrik 2021, Tika publikon videoklipin "Selfish".

Më datë 4 Shkurt 2022, Tika publikon videoklipin "Neptun", në bashkëpunim me Turabin. Muzika e këngës u punua nga Granit Gashi & Dardy, ndërsa teksti u shkrua nga Tika & Ghulo. Produksioni audio u realizua nga Granit Gashi & Dardy.

Më datë 1 Korrik 2022, Tika publikon videoklipin "Lonely". Muzika vjen e realizuar në bashkëpunim nga Granit Gashi, Darddy, Ghulo & Tika, tekstin e këngës e shkroi vetë Tika, ndërsa për arranzhimin u kujdes Granit Gashi & Darddy. Videoklipi u prodhua nga kompania Kotorri.

Më datë 24 Maj 2023, Tika publikon videoklipin "Blue". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Tika. Produksioni audio u realizua nga Dardd & Granit Gashi.