>
LETERSISHQIP

Flutur E Vogel

Dikush i tha se e lumtur dukesh -
E pyeti: E lumtur? Po kush eshte lumturia se nuk e njoh u pergjigj ajo me nje ze
te mekur? Jo cdo kush qe eshte i qeshur eshte i lumtur Ndonjehere pas atij qe
duket me i lumturi fshihet dhimbja
me e madhe ...
Ti s'di asgje...Nuk e di c'do te thote te shohesh ne pasqyre
veten e te te duket e panjohur! Ti nuk e di c'ndjen dikush kur endrrat i bien ne
humnere, duke lene pas nje hapesire te pafundme trishtimi! Ti nuk e di
c'perpjekje titanike ben nje femer per te ecur para, per te mos e kthyer me
koken pas! Ti nuk e di c'turbullim ndodh ne shpirt, kur thua: "mund tja dal" e
nga brenda te thyhet zemra nga mendimi se mund te deshtosh... Ti nuk e di ate
ndjenjen e frikes para gjumit, kur i trembesh vet mendimeve te tua, sepse thyejn
cdo kufij! Ti nuk e di qe cdo pike loti, nuk eshte arsye per t'u krenuar me
veten para shokeve…..
Po cfare rendesie ka….. Ti do ja dalesh…..
Sigurisht
qe do ja dalesh mban serish, madje me force dhe vendosmeri me te madhe. Ti ke
plot njerez qe te duan dhe kujdesen per ty. Ti e di vleren e tyre, i mbron fort
ato qe ke sepse e di cdo te thote te kesh dike prane dhe je dikush me i forte
per jeten dhe zgjidhjet e tua. Zoti nga nje ane te hedh nga tjetra te pret. Shiu
dhe rebeshi jane ligje te natyres por pas tyre shkelqen dielli me forte se kurre
dhe keshtu miresia do mbizoteroj nje dite, ate te uroj dhe ty ato lot te te
thahen dhe buzeqeshja te te rikthehet ne fytyre. Asnje se meriton dhimbjen dhe
vuatjen...!! Edhe ti duhet te luftosh per ate qe meriton dhe jo per ate qe
ndjen…………….
Mos harro ti je si FLUTUR. Fluturat nuk fluturojne kurr
lart, fluturojne gjithmone poshte duke treguar madheshtine e dhe bukurine e
kraheve te tyre
Ato cdo
moment jane te ekspozuara nga sulmet per shkak te brishtesise se kraheve por
zgjuarsia nuk ju mungon dhe keshtu perseri ja dalin mban te fluturojne……
Kete
do besh edhe ti, do vazhdosh te fluturosh edhe pse poshte por do qendrosh ne
fluturim me krahet te pademtuar FLUTUR E VOGEL
Ne jemi femra, e kemi sfiden e
hapur qe ne mengjes sepse ndoshta kemi kaluar nje nate te mbushur me lot.
Ne
duhet te perballemi me fjalet e njerzve, me inatet me paragjykimet,
Ne
jemi karakteri i brishte qe dashurohet me nje gjest.
Ne jemi qeniet qe duhet
te kujdesemi per veten sepse “mbajm ne kurriz” titullin Femer.
E di qe nuk
eshte e lehte te kesh kaluar nje mije pengesa dhe ne fund te
buzeqeshesh.
Jemi femra dhe per ne asgje nuk eshte e lehte, sepse kemi vesin
qe mendojm shume, mendojm deri ne ekstrem deri ne detaje. …
Ti duhet te
enderrosh dhe te luftosh qe neser te behet me mire..!
Duhet te presesh me
padurim qe kur te zgjohesh neser ne mengjes, dhimbjet te jene zhdukur, lotet te
jene thare...te kesh nje buzeqeshje ne fytyre..!
Ti e do nje te neserme te
tille...e do, ti e meriton nje te neserme te tille..Lufto qe ta kesh, bej qe
endrra jote te jete qellimi yt…..
Mos harro: Të pamposhturit janë ata që
tregohen të fortë, kur sulmohen në pikat e dobëta.