>
BIOSHQIP

Babastars Vijne Black & White

16-02-2012
Hip-hop ‘labeli' i njohur kosovar, BabaStars, pritet që të bombardojë edhe njëherë fuqishëm skenën e repit shqiptar, pasi besohet se grupet Skillz dhe Tingulli 3nt janë në përgatitje të bashkëpunimit të ri.
Sipas burimeve, kënga e regjistruar në studiot e reja të BabaStars do të titullohet "Black n' White", ndërsa nuk dihet ende çfarë domethënie ka ky titull.

Bashkëpunimi i radhës i grupeve pas hiteve "A e din se" dhe "High" besohet të jetë punuar nga Trakla, përderisa ai do të jetë pjesë e albumit të ri të Skillz, i cili do të lansohet së shpejti.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ndonjë prej reperëve apo pjestarëve të BabaStars.
(Telegrafi)

Babastars Vijne Black & White