Më mbaj mend (për 1 muaj)

BabaStars Nen Hetim Per Spotin High

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[12-04-2012]
Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë për agjencinë e lajmeve Kosovapress nëse është duke e hetuar anëtarët e labelit "Baba Stars" për spotin e tyre "High", në të cilin xhirimet janë bërë në një plantacion marihuane.
Paraqitja e anëtarëve të Baba Stars, konkretisht të Tingullit të 3NT dhe të Skillz në disa fusha të Lazaratit "të gjelbëruara" nga marihuana, mund t'u kushtojnë atyre me ndonjë hetim të mundshëm nga Policia e Kosovës.

Në klipin e këngës "High", i publikuar para disa muajve, shiheshin pjesëtarë të grupit "Skillz" dhe grupit "Tingulli 3nt" duke tymosur marihuanë në një fushë të mbjellë me hashash.

Klipi është edhe në Youtube, por që nuk mund të shikohet nga persona që nuk kanë profil të hapur aty dhe konsiderohet i ndaluar për ata që janë nën moshën 18 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë se policia përdor mediat si burim informacioni për të gjitha rastet kur konsideron se në një pamje ose një incizim personat e caktuar kanë rënë ndesh me ligjin ose kanë bërë një veprim të kundërligjshëm. Megjithatë, kur është pyetur për këtë klip, ai nuk ka pohuar as mohuar se policia është duke hetuar këtë rast.

"Sa i përket specifikisht për rastin nuk mund të flasim për shkak se momentalisht ne si zyre nuk kemi informacione nëse ka hetime ose nuk ka hetime", ka thënë Sadriu për Kosovapress.

"High" është xhiruar në Lazarat dhe në Tiranë nga "Max Production".
 (Telegrafi)



Komente 1