>
BIOSHQIP

Geti Sulmohet Nga Fansat Në Gjakovë

08-07-2012
Reperi i grupit, Tingulli i 3nt, Geti, është sulmuar nga fansat e BabaStars në Gjakovë, për shkak të dështimit të koncertit në një prej klubeve të qytetit.

Burime të Telegrafit raportojnë se ende nuk dihet pse ka dështuar koncerti i Tingulli 3nt në Gjakovë, por kjo kishte lënë të mllefosur shumë fansa, disa prej të cilëve e kanë sulmuar liderin e BabaStars, Getin, duke hedhur shishe të birrës në drejtim të tij.

Kulmi i irritimit të pranishmëve ndodhi pikërisht kur Geti u largua nga skena pa kërkuar falje për dështimin e mbrëmjes, gjë që aspak nuk u prit mirë dhe pasoi me incidentin në fjalë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim mbi këtë ngjarje nga menaxherët e BabaStars.
(vipat)

Geti Sulmohet Nga Fansat Në Gjakovë