>
BIOSHQIP

Tingulli 3Nt: Kënga E Re Pritet Të Shkaktojë Tërmet

18-08-2012
Është i gatshëm për t'u rikthyer. Bosi i BabaStars, Geti, besohet se e ka gati këngën e tij të re, e cila do të lansohet vetëm pas festës së Fitër Bajramit.
Arsyeja e shtyerjes së publikimit sipas faqes së fansave të BabaStars në Facebook është që kënga pritet të shkaktojë tërmet. Nga ky mesazh, mund të kuptojmë se kënga pritet të jetë mjaft kontraverse, fjalë kjo që është sinonim për reperin që edhe hitet e së kaluarës i ka të shoqëruara me tekste kontraverse.

"Kënga e Getit është Gati, arsyeja pse nuk mund ta publikojmë për momentin është se na janë lutur Qeveria e Kosovës, Bashkësia Islame dhe mekanizmat tjerë ndërkokmbëtare që të durohemi dhe të mos e destabilizojmë opininonin deri pas Bajramit", shkruan në komunikatën e BabaStars në faqen e tyre zyrtare.

Së fundmi Visar Shala, ish-anëtar i Skillz, dëshmoi se mund t'ia dalë edhe pa Ledrin, pasi lansoi këngën "Çka po bojna Sonte?" e cila është shndërruar në hit, teksa nga ana tjetër në hit është shndërruar edhe kënga tjetër e anëtarit të BabaStars, Stresit, i cili lansoi këngën "Lambo".
(Telegrafi)

Tingulli 3Nt: Kënga E Re Pritet Të Shkaktojë Tërmet