Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tonin Tershana - Kur Vjen Pranvera Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Hapa dritaren, të dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyni një degë e bajames së mbushun, me lule të bardha
Pranë meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Fluturoi dallën'yshja para syve të mi
Me rrezet të diellit ngrihet në ajër
Ngriti cicërimi i gëzushëm i saj
Gjeti folenë
Dhe prapë dikush më tha
Erdh pranvera
Por une nuk e besova

Erdhe ti tek unë
Me ato flokë të verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet të njomë
Nëpër sytë e tu, celte lule limoni
Nëper buzët të tua, pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh' pranvera

Hapa dritaren e dhomës sime
Retë e bardha të vogla, të vogla
Copat e shpresave lartë fluturuan, në qiej të kaltër
Pran meje dikush tha
Erdhë pranvera
Por unë nuk e besova

Qëndroi dallën'yshja e varun n'fole
Flatrat e lehta i rrihte në erë
Qielli pa fund, dhe dielli u futë në krahët e saja
Dhe prapë dikush më tha
Erdhë pranvera
Por une nuk besova


Ky tekst u dërgua nga Drilon Pollozhani



Tonin Tershana
Publikimi: 22/01/2013
Muzika: Pjetër Gaci
Teksti: Fatos Arapi


Tonin Tershana - Kur Vjen Pranvera
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kur Vjen Pranvera".
3. Video është e këngës "Kur Vjen Pranvera", por nuk këndohet nga Tonin Tershana.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Tonin Tershana:


Komente 0