>
BIOSHQIP
Biografia
Fillimet e karrierës i filloi në vitin 2007, saktësisht në muajin Gusht 2007 Trimi bëri incizimet e para. Trim Jakupi realizoi këngën e parë me titull "Pa ty nuk jetoj" dhe duke mos u ngopur nga suksesi i këngës së parë ai realizoi menjëherë edhe dy këngë tjera. Ato ishin "Si Magnet" dhe "Çfarë buzë puthë", ku me këtë të dytën mori pjesë në festivalin Çelësi Muzikor ku edhe u nderrua me çmimin Special të festivalit. Dhe kështu filloi karriera e tij me aktivitete të ndryshme, me mbrëmje muzkore duke qenë nën menaxhimin e Afrim Thaqit.Tani këngëtari Jakupi ka disa këngë të cilat në vehte pērcjellin mesazhë të mirë. Si këngë të suksesshme nga Trim Jakupi janë: "Virus", "You make me crazy", "Fatin Lute", "Më fal" dhe "Shuj".

Vendbanimi: Prishtinë
Gjatësia: 1.78 cm
Pesha: 58 - 62 kg
Hobi: Dizajni

Në Maj 2012, Trim Jakupi merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Virus".