>
BIOSHQIP
Biografia
“Trio Rona” ishte një grup i krijuar në fillim të viteve tetëdhjetë nga Gili dhe Ilir Behrani me të cilët këndonin edhe dy këngëtare, së pari Aida Baraku, pastaj Vlora Jonuzi. Hitet që mbahen në mend janë: “Stuhia”, “Unë pa ty”, “Fjollat”, “Kumbonat” etj. Pasi që ishin shumë të ri, me dëshirë të dominojnë, ku edhe dominuan në skenë, me këngë, paraqitje, origjinalitet si dhe me shpërblime të merituara në festivale të ndryshme përreth vendit. Suksesi shpejtë u tregua, u bërën të famshëm në Kosovë, ndërsa me mbylljen e institucioneve në gjuhën shqipe hovi I Trio Ronës u ndërpre. Gili dhe Iliri iu përkushtuan jetës private, u martuan, pastaj në familje u lind djali I parë I tyre, Roberti. Ndërsa me shkuarjen në Sarajevë, ku Iliri studionte në fakultetin e mjekësise, fati deshi që kur filloi lufta nga Sarajeva me vështirësi të shpëtojne dhe kthehen në Kosovë. Viti 1993 sjell risi, Gili me një stil të ri muzikor vazhdoi të krijojë në Kosovë, kariera solistike fillon, së bashku me Ilirin I cili u përkushtoi për muzikë, tekstet e albumit të parë dhe karierën e bashkëshortes së tij, Gilit.
KATEGORI: