>
BIOSHQIP

Trix (Veli Sahiti), Pas 4 Ditesh Vjen “Ditëlindja”

06-10-2012
Së shpejti grupi i njohur Trix do lansojë videoprojektin më të ri, të titulluar "Ditëlindja".

Sipas Veli Sahitit kjo këngë fillimisht do të lansohet në faqen zyrtare "Youtube" e më pas në televizione.

"Më datën 10.10 2012 do ta lansojmë këngën "Ditëlindja" të realizuar nga produksioni 'Festina'. Këngën e kemi përgatitur bashkë me anëtarët e grupit, dhe me Emin Hasanin, ndërsa fillimisht do të lansohet në Youtube e më pas në televizione", ka thënë Sahiti.

Kënga edhe pse është realizuar tani, stili është sikur të jetë e viteve të 70-ta.
(K. Bajrami / zeri)

Trix (Veli Sahiti), Pas 4 Ditesh Vjen “Ditëlindja”