>
BIOSHQIP

Grupi Troja Po Punon Për Albumin E Ri

04-01-2014
Rock grupi legjendar, Troja, ka paralajmëruar publikimin e videoklipit të ri dhe një albumi të ri gjatë vitit 2014.

Krijuesit e hitit “Mbretëresha Kohë”, kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë me përkrahësit e tyre planet për të ardhmen e afërt.

Ajo që në fakt vërehet nga komunikata e Trojës është ndërrimi i vendit ku grupi i bën ushtrimet.

“Vend i ri për ushtrime, album i ri, koncerte të reja dhe shumë gjëra të tjera në vitin 2014. Shihemi së shpejti”, shkruan në faqen zyrtare të grupit në Facebook.

Troja ka shijuar një vit të suksesshëm me shumë koncerte të mëdha prapa vetes, teksa ka kohë që ata nuk kanë publikuar ndonjë këngë të re.
(Telegrafi)

Grupi Troja Po Punon Për Albumin E Ri