>
BIOSHQIP
Biografia
Troja u formua në vitin 1990. Antarët që e përbënin ishin; Tomorr Arifi-vokal, Florent Bajrami-gitarë, Ismajl Beqaj-bass, Visar Blaku-bateri. Me 1991 për herë të parë kemi dalë në skenë si mysafirë të bendit - Fisnikët -. 1993- solo koncert në teatrin - DODONA - 1993- Mitrovicë ( të ftuar nga bendi Marigona (ish rok bend ) 1993- Rock Fest, Pejë 1993- Rock Fest, Shkup 1994- Boom Festival (vendi i parë ( nata e rock muzikës ) 1995- Ndrim në antar të bendit;Tomorr Arifi-vokal, Florent Bajrami-gitarë, Agron Ejupi-bass, Bujar Berisha-bateri. Gent Bajrami- gitarë 1995- Inçizimi i këngëve - Ekzistenca -, - Për Bekin - në studion e Enis Preshevës - Mitrovicë -. 1997-Show Fest 1997- Koncerti i bendit ODA (Casablanca) 1997- Inçizojm dy këngë në studion e Gezës (Pejë) 2002- Inçizojmë albumin e parë - PEOPLE - 2003_ Xhirojmë klipin e parë të albumit, kënga - PEOPLE - 2003- Shpërblimi për kamerën më të mirë në Video Fest (Prishtinë) 2003- Shpërblimi për regjinë më të mirë në Netët e Vide Klipit Shqipëtar(Tiranë, SHQIPËRI) 2004- Pjesmarje në TOP FEST (Tiranë, SHQIPËRI) me " Jena Na" 2006 - Koncerti i grupit në Teatrin Oda ku pjesmarrës ishin rreth 2500 vetë. 2006 - Ndrim në antar të bendit: Tomor Arifi largohet nga bendi, ndërsa vendin e tij e zë Bujar Berisha, ndërsa në Bateri, vjen antar i ri Violand Shabani. 2006 - Pjesmarje në Life Rock fest në Shkup. 2007 - Video Klipi më i ri i kënges " Nuk Po Muj Ma " 2007 - Paragrupë e bendit Bullgar BTR, në Prizren. 2007 - SubKultura Urbane, Live në Reception Room. Momentalishtë TROJA është duke mixuar këngët për albumin e dytë,si dhe montazhin për video klipin e Katërt me radhë.

Ata luajne: metal, groove metal, rock, industrial, power. Tekstet, spotet dhe performancat e tyre live jane veti qe e bejne kete grup shume te dashur njerezit. Anetaret e grupit jane: Bujar Berisha (Vokal), Florent Bajrami (Gitare), Agron Ejupi (Bas gitare) dhe Violand Shabani (Bateri). Troja është bendi, mendimin e të cilit dëshirojnë ta dëgjojnë shumë njerëz. Ata janë artistë dhe kënga e tyre është vepër arti që përpiqet të na ngrejë mbi realitetin e konfuzionit - apatisë. Në një hov të orientimeve të gabuara të kohës së sotme, të ngufatjes së shoqërisë, mosfunksionimit të ligjit, mungesës së shprehjes së lirë, vjedhjes e votës... si kundërbalancë është vendosur njeriu i vogël, i zakonshëm, i cili në demokracinë e sotme kaherë ka humbur, por që i mbetet shpresa dhe guximi për të rezistuar. Se politika është një kurth perfid, “Troja” e dëshmon me këngët që janë bërë himne kundër anomalive që ngarkojnë shqiptarin e rëndomtë. Në këngët e tyre secili e gjen veten dhe përmes saj shfaq mllefin, rebelimin dhe pakënaqësinë me realitetin ku jetojmë. Rockerët e ndryshuan botën. Ata dëshmuan se artisti nuk është produkt i shkollës, por i shpirtit. Ata e barazuan individin me institucionin, ishin forca shtytëse e ndryshimeve më të mëdha shoqërore të shekullit XX. Ata janë njerëz që mendojnë dhe sakrifikojnë.

Në Qershor 2003, Troja marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "People".

Në Maj 2004, Troja marrin pjesë në Top Fest 1 me këngën "Ata Do Flejne".

Në vitin 2003, Troja publikojnë albumin "People".

Në Qershor 2006, Troja marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Jena Na".

Më datë 7 Maj 2009, Troja publikojnë videoklipin "Amaneti I Clown-It". Me këtë këngë, Troja u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2009 (2009), VFM 2009 (2009).

Në vitin 2009, Troja publikojnë albumin "Amaneti I Clown-It".

Më datë 9 Qershor 2010, Troja publikojnë videoklipin "Mbretnesha Kohe". Me këtë këngë, Troja u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011), Zhurma Show 2010 (2010), Top Fest 7 (2010)..

Në vitin 2011, Troja publikojnë albumin "The Young Ghettopeans Ii".

Më datë 17 Korrik 2014, Troja publikojnë videoklipin "Demokraci". Videoklipi u prodhua nga Pulla. Me këtë këngë, Troja marrin pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Në Shtator 2016, Troja marrin pjesë në Zhurma Show 2016 me këngën "A E Man N'men?".

Në vitin 2015, Troja publikojnë albumin "One".

Në Maj 2019, Troja marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "A E Man N'men?"

I erdh fundi edhe këtij muhabeti...

TROJA ka një kohë që nuk ka qenë aktive në skenë edhe pse ka pasur tendenca të paraqitjes me formacione të ndryshme.

Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë perçarë.

Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata.

TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë.

Kurrë, TROJA nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar, e as më pak pronë private, por e gjithë juve që na keni motivu për me kriju diçka më ndryshe.

E dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin TROJA, edhe kengët e TROJËS - dhe ju dëshirojmë fat!

Disa kanë me këndu dhe kanë me u paraqitë si “TROJA,” po ajo është vjedhje e mundit, identitetit dhe ideologjisë të cilin ky bend e ka paraqitur me dekada.

“Por kultura kultivohet - nuk blehet me pare as nuk vjedhet”

Çdo aktivitet që mbahet në emër te grupit TROJA që më parë nuk ështe lajmëruar në faqën zyrtare të saj, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit dhe vlerave artistike te saj, të kultivuara me vite.

Faleminderit të gjithëve që na keni dashtë, shajtë dhe përkrahë, na keni urrejtë, na keni dëgju, por edhe atyre që na ka kanë dëgju fshehurazi.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e familjës TROJA - që nga themelimi i saj në 1991 nga Florent Bajrami (Flokqi), Tomorr Arifi, Visar Blaku dhe Ismail Beqa (Maki).

Shumë artista, producenta e muzicient kanë kontribu që TROJA të jetë ajo që ështe: Leonard Canhasi, Armend Xhaferi, Pëllumb Ballata, Gent Bajrami, Eduard Qarri, Elod Bajrami, Adhurim Shabani, Edmond Gjinoli, Babuka, Geza, Muharem Veseli (Muha), Fali, Shkelzen Veseli, B.B Poqi, Flaka Krelani, Florent Boshnjaku, e plot plot të tjerë, të cilët i falemnderojmë.

KEMI KRIJU DIÇKA TË BUKUR!

Po, qysh ka thënë një personalitet i joni (emrin nuk po ja përmendim) “Jetojmë në një kohë ku injorantët dhe të padijëshmit kanë fitu më shumë vetëbesim sesa të mençurit” besa edhe përkrahje.

Deri në takimin tonë të rradhës.

TROJA juaj!
KATEGORI: