TEKSTESHQIP

Tru Pak
I'm Out
Lyrics

Ja pse nuk doja t'ju prrallisja prrallat,
Ne stallat e baletit tek pallati kulturor, por, dhe nese shkruaj ndonjeher ne brendesi per te, jam shume i sigurt se ate flete do e grisja, tani nuk kam se cte humbas me, e prisja, dhe kte here do te humbisja shkollen duhej te riperserisja, duhej patjeter te flisja, me dike nje pune duhej te nisja
Don Iron me thote se kerkon kamarjer te kapardisja, tek nje pronar grek, e ca mund te prisja? Nga kta njerez varikarista, rracista, nmaksimum gjakpirsa dhe aq me shume lekista
Tek kta duhej te sherbeja cdo mengjes per pensionista, qe nuk paten ndonje ankes, me pas disa pseudo-artista, qe ndonjehere me vjen ti thyej ne mes, kujdes! Te gjithe te pabese dhe une vete mbes, mes shoqerise me gjimnazista, dukej nje kamarjer qe buzeqesh, (Porosin kokelesh)

Ref..

Ishin hapat e para qe me lane ne rruge pa kthim, ki besim nena ime se une kurre skam pare lakmine, bej durim se une kurre nuk do dorezohem, rrezohem dhe cohem perseri.
Ishin hapat e para te hedhura gabim po e mbylle kte kujtim plote trishtim, ne kutine me drejtim ne gremine, se une kurre nuk do dorzohem rrezohem dhe cohem perseri
Po ta them te vihesh ne dijeni, nene, kuptome edhe ti, para disa vitesh biri jot bertiste me te madhe qante me lot, e kuptonte ndryshe kte bot, e plote halle i tregonte vetem ne zot, shume endrra te djegura kot, i fshija dite per dite nga femijeria, sa shpesh mendoj si mund te me harroj shoqeria, kur une fale tyre mesova te dija c'ishte ligesia.
Nene, ja pse po ta fshija, qe nje dite prej ditesh te me perpinte pija, shume mire dhe vete e dija se veteveten po shkatrroja, mendoja shpesh ta lija por kur dhimbja afron, zemra pershpejton rrahjet, ti perseri perplasesh te pija dhe pse tashme i ka dal shija, skllavi i saj preferoja te rrija, me sy hapur te flija, vetem se kerkoja te me largohej merzia.
Kerkoja nje mendim dhe pse pergjigjen e dija, jetoja ne paranoja, ku prej vitesh konsumoja doja apo sdoja. Sa here provoja te ndryshoja te mos isha pezull si kryefjale ne tregimin tuaj, t'ju demonstroj se dhe une si gjithe njerzite vuaj, mbase pak me ndryshe se kta, se tek kta nuk shoh aspak realitet, me pas shkarkoj vertet pak pozitivitet kur shkruaj, shuaj cdo merzi me te vetmen dhunti qe zoti me fali, t'ju dhuroj vertet pak pasterti nga gjithe kjo lakmi per pasuri kur i vetem nuk mundem ta ndali dhe vetem per kte ju me konsideroni si per me anormalin, e di qe kte mendim do keni ndersa t'vini nga pas tek funerali.

Ref..

Ishin hapat e para qe me lane ne rruge pa kthim, ki besim nena ime se une kurre skam pare lakmine, bej durim... se une kurre nuk do dorezohem rrezohem dhe cohem perseri.
Ishin hapat e para te hedhura gabim po e mbyll kete kujtim plot trishtim ne kutin me drejtim ne gremin,se une kurre nuk do dorzohem rrezohem dhe cohem perseri

Po ate dite kam kuptuar se jeta ime do te ishte nje nate e gjate, e heret pafund qe do zgjase pa fat, i vetmi fakt u linda nga nje mekat, dhe keshtu marre kuptimin dhe vetequhem TRU PAK, me pak fjale, per gjithe ju qe me keni inat do thoni "f**k that, this is psikopat qe beson se prane zotit shkon kur ti ket ndrequr hapat", ju thashe kurva te mi kishit hequr kllapat, neqoftese donit te ndiheshit rehat, qendroni larg nga vipat, qe neper video reklamojn "jeap-at" shoqeruar nga dhipat, nxjerrin ne treg nipat e sternipat, hedhin leket si letra dhe rrepit po i zberthejn rripat!

DËRGOI: