>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2024-04-22 11:35:01
Njeriu nuk e asgjëson njeriun. Idioti e vret njeriun.
thealtagthealtag
2024-04-21 11:16:18
Kujdes! Grykësia frikëson shpirtrat e të parëve tanë.
thealtagthealtag
2024-04-21 11:12:59
Qetësia e mendjes vepron në kanale të politikës ndërkombëtare, ndërsa shfaqet në media për të qetësuar opozitën që vepron në baza lokale.
thealtagthealtag
2024-04-21 11:04:24
Të mungon shqisa e nuhatjes. Ndjesi nuk ke për të lexuar ironisë kuptimin. Lajmit të parë nënshtrohesh, grepi i eterit të rrëmben.
thealtagthealtag
2024-03-08 07:03:13
Kur popullin xhelozia e lakmia mbërthejnë, zgjidhja është në edukatë e arsimim.
thealtagthealtag
2024-03-02 17:32:03
Një ditë me ndërgjegjen do lufton, shpirti do të të mallkon, mjerimin që solle kombit kurrë nuk do harrohet, doemos ligji do rrëmben pasuritë...
thealtagthealtag
2024-02-14 19:30:39
Dënimi më i rëndë është të kesh, dhe më pas asgjë të mos kesh.
thealtagthealtag
2024-02-07 20:28:52
Interesi vetjak kërcënon atdheun, lakmia shemb urat e miqësisë, mëria ndërton shëmtinë, duhet bërë ballë egos së sëmurë e paturpësisë.
thealtagthealtag
2024-02-07 20:28:24
Verës yjet me se kjartë shkëlqejnë, Manastiri i shkronjave dritëzon hënën e plotë, puhiza e mahnitur pyetet, të lutem me trego kush të dhuroi bukurinë Bohemiane?
thealtagthealtag
2024-02-07 07:35:30
Je më e zjarrtë se vera qindravjeçare, më e flaktë se dashuria rinore, ti je frymëzim i bohemit ëndërrimtar...
thealtagthealtag
2024-02-05 19:49:38
Urohet, por nuk Lavdërohet për postin e fituar, as për pronën e trashëguar, mbase jo as për titullin e merituar, Lavdërohet për bujari, fisnikëri dhe dorën e ndihmesës të ofruar.
thealtagthealtag
2024-02-02 10:27:10
Korrupsioni lind gjatë vitit, me shekuj zhvillohet, luftohet por kurrë nuk mposhtet.
thealtagthealtag
2024-01-31 15:28:40
Në verë mbretëron ndershmëria e merituar, kujdeset shishja e qelqtë, rrjedhshmëria posi pikat e mjaltit, sjellin aromë pikante për njohësit e vargut shpirtëror.
thealtagthealtag
2024-01-30 17:05:54
Për të ruajtur qetësinë e shpirtit, shpesh gënjeshtrën pranoj si të vertetë.
thealtagthealtag
2024-01-25 20:11:05
Rëndësinë e Hakut nuk kuptojnë, një ditë shpagimi papandehur godet, mbulon qenien errësira e zezë e Alighierit, hakmarrja e trishtë e Shkakut dhimbje shkakton...
thealtagthealtag
2024-01-25 20:10:36
Lejoni të shfryhet, mburret e fodullohet, nga lakuriqësia e trurit, i pëlqen apo jo, një ditë do të zbresë në tokë.
thealtagthealtag
2024-01-20 17:48:43
Pa menduar vlerën e forcës, mbase edhe qëllimisht, shkeli me të dyja këmbët, Hakun, madhështinë e kuptimit të rëndësisë së shprehjes.
thealtagthealtag
2024-01-13 18:06:19
Atdheu nuk ka mundur të frymon pa luftëtarë, ndaj gjaku i derdhur obligon brezat, hapën portën shpresës së ëndrruar, ata na veshën me dashuri e obligim për jetimët e dëshmorët...
thealtagthealtag
2024-01-13 07:18:43
ShqipNjë, Bekuara SHQIPE poezinë frymëzon, Kreshniku SHQIPTAR shenjëtron besën, plisin e jataganin, Flatërat e SHQIPONJËS Arbërianët kujtojnë, Lartmadhëria SHQIPËRI, dritëzon e shkëlqen Ardhmërinë.
thealtagthealtag
2024-01-12 16:48:39
Hyjnore është që jam shqiptar, trashëgimi e kam nderin, fjalën e fisnikërinë, lotët e të kaluarës ende në mua jetojnë, por sot shkruaj, mendoj dhe endem i lirë.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}