A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kalaja

Është madhështore dhe komplekse
Duket bukur dhe pa zë
Kërkon kujdes vajton për sukses
Rrënkon thellë vuan pa nda.

Koha shkatërron dhe dërmon
Kalaja sfidon dhe kërkon
Titaniku mesjetar i jetës tonë
Ofron ofshame dhe rrënkon.

Shpreh indinjatë dhe rëndon.
U sakatos kalaja u rrënua xhamia
S’ndëgjohet ezani s’ jehonë qyteti
Kërkon esnafi kërkon qytetaria
Kalanë madhështore xhaminë shekullore.

Eja në prehërin tim të damkosur
Ndiej dhembjen time të sakatosur
Vuajnë burgjet qajnë istikamet
Kërkojnë kujdes dhe rehati.

Ashtu është bukuri e gjallë
Kujdesi ndaj teje është i rrallë
Kërkojshë dorën e mirësisë
Ofrohen premtime dhe ditë zi.

Kalaja do jetojë dhe mbijetojë
Furtunat do tejkalojë
Shpejtë qytet dashësit
Bukuroshen do restaurojn.

VARGJE POETIKE
-1999+
TYRAN J SPAHIU
BOTUAR MARS 2014

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran J Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  27





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019