Tema: Poezi Dashurie
Bekim Fehmiu
Qytet i vogël njerëzit e sjellshëm
Fëmiu i heshtur i veshur hijshëm
Qëndron skrupull kërkon të panjohurën
Sytë kalërojn përcjellin fluturën.
Djaloshi i bukur me sjellje magjepëse
Shikjon horizontin kërkon- sheh suksese
Lumbardhi i heshtur vazhdon rrugën
Dëshmon kalaja të vërtetën.
Person i njohur dhe i jashtëzakonshëm
Shpërthen talenti i mahnitshëm
Arrin horizontet të gjithë janë të habitur
Reagojnë vendimmarësit të çuditur.
Jeton qet dhe në errësirë të ditës
Ashtu thojnë jetojnë artistët
Kafja e mëngjesit odiseun e pret
ITAKA- ABC kinoja e thërret.
Natyra e pasur artistike e tij
Buron si burimi i Uliksit
Ndahet tragjikisht nga jeta përallore
Odiseu ikona botërore.
botuar CIP
mars 2014
-1999+
tyran j spahiu
- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
- U dërgua nga Tyran J Spahiu -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Tyran Prizren Spahiu
Komente 0