>
LETERSISHQIP

Hyjneshes

Hyjnesha mrekullia e dashur
Hyjnesha e ëndërrave
Eja në gjoksin tim
Eja.

Të presin kënaqësitë e botës
Eja eja
Të gëzohemi bashkërisht
Ditës së re.

Eja hyjnesha ime
Në thesarin e rinisë
Aty ku e ke vendin
Eja.

Në ishullin tim
Eja ti banuese e shtratit tim
Eja në parajsën e dashurisë
Eja.