>
LETERSISHQIP

30 Vjet

Mbarimi i çdo fundi
Sjell dëshpërim dhe pikëllim
Flakëza e paçartë papritmas
Ndriçon ardhmërinë.

Sytë e saj të parehatshëm
Rrugëtojnë dhe kaplojnë
Është magjepëse bukuria
Të zapton dhe sundon.

Jetonin si një melodi
Në varfëri dhe begati
Ëndërronin me madhështi
Fëmijët plotë dashuri.

Jetëshkrimi rinor
Tingëllon si fyelli i bariut
Kullosat me gjelbërim të përjetshëm
Shoqërojnë këtë melodi.

Të moshuarit nuk janë të thyer
Harmonia ngadalson plakjen
Pa paralajmërim urtësia troket
Si një magjistar i përkryer.
vargje poetike
-1999+