Rrapi
Rrapi kujdeset për fshehtësinë shekullore
Burimi fsheh sekretin e epokave
Marashi shpalosë frymëzimin
Prizreni dhuron inspirimin.
Klithma e fundit e njeriut të verbër.
Mëkatari zgjati dorën përsëri
Grykën e ujit shkatërroi
Shkatërruesi i qelbur veproi
Rrapi klithi kërkoi mbrojtje.
Vajton qyteti vajton lumbardhi
Shkrepë kalaja shkrepë shadërvani
Mblidhen burrat mblidhet shqiptarija
Mbrohet Kosova mbrohet Arbëria.
Akti i një njeriu natyrë dashës
Rrapi shkëlqen qyteti agon
Burimi shpërthen rrapi frymon
Uji ballëlartë gufon
Drejtësia fiton rrapi gjallëron.
tyran j spahiu
vargje poetike
-1999+
- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
- U dërgua nga Tyran J Spahiu -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Tyran Prizren Spahiu
Komente 0