>
LETERSISHQIP

Mendohu

Kujto mirë kohën
Ajo do të të thërret
Bëhu gati mos kurse
Sa nuk është vonë.

Mendove se askush nuk dinë
Fshehtësitë e tua të fshehura
Ato janë të regjistruara
Ju këtë duhet të dini.

Nuk dimë kur është vonë
Përpjekja duhet bërë
Mendohu mirë
Mund të bëhet vonë.

Jo kurrsesi
Ato nuk harrohen
Bëhu i sigurt
Ti nuk mund t’i fshish.

Eja në vete or burrë
Mendohu
Llogaria te dera të pret
Ti vendos

2. Vargje Poetike...Jeta eshte Dhunti

Por mendohu.
Nuk mund të ikësh
As të mashtrosh
Është koha e fundit
Mirë mendohu.

Kush je ti
Pikë uji në deti
Eja në veti
Mund të jetë shumë vonë.
I dashur
Mendohu mirë.