>
LETERSISHQIP

Ballkani

Jetojnë krahas njeri tjetrit
Ujitur me urrejtje gjenetike
Poshtërimi dhe nënçmimi
Janë jeta e tyre.

Koha kalon
Bashkëjetojnë
Papritmas shpërthejnë
Dhe shkatërrojnë.

Te ballkanasit
Urrejtja është zakon
Vrasja zanat
Thonë qëllimi arsyetohet.

Këto vargmale
Të gjakosura ndër shekuj
Asgjë nuk fshehin
Janë pasqyrë e të vërtetës.

Të gjithë shkruajnë historinë
Edhe më tepër e shtrembërojnë
Gjestet makabre
Sjelljet brutale
Të bërat shtazore.

Ballkani
Vend ku rrjedh
Mjaltë dhe gjak.

Qetësia mashtruese është e pranishme
Papastërtia ngulfat
Xhelozia poshtëron
Jo-toleranca sfidon.

Shekujt dëshmojnë
Kullat kjajnë
Fëmijët nënat vajtojnë
Ballkani përsëri rrjedh gjak.

Ende punojnë dhe gjykojnë
Me marifetllëqe mesjetare
Urrejtja kjo errësirë shekullore
Janë ata.

Pjesa tjetër e Evropës
Mbjell frutat e kënaqësisë
Tolerancës dashurisë
Evropian të përbetuar.

Thërrasin Ballkanin
Ofrojnë dorën
Ndihmojnë dhe thonë
Ejani me ne.