Tema: Poezi Dashurie

Romansa

Emocionet epike
Shfaqin tërë dramën heroike
Legjendat
Traditën lokale.

Historitë e mahallave
Përfshirë storje të ndryshme
Çifte të bashkuara
Në oda të burrave.

Femra e bukur dhe në zë
Shëtit në kohën e duhur
Ulë shikjimin
Pandërprerë vrojton.

Shenjat janë të shumta
Buzëqeshja shumë e ngrohtë
Vështrime të buta
Sjellje e pranueshme.

Misiti çon lajm
Do vijë të ju vizitojë
E reja ofron pije
Buzëqeshja e fshehur.

Ardhmja aty farkohet
Hekurosja përfundon me PO
Binarët u shtruan
Gatimi filloi.

‘Pajtoni ‘ i zbukuruar
Nusja e mbuluar
Festa arrin qëllimin
Bashkohen dy shpirtëra.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga tamej -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  3