A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Atje

Si zakonisht cicërimat e zogjve dëgjohen
Ezani i sabahut thërret
Jeta vazhdon rrjedhën
Hapen dyert e ditës.

Kafja e mëngjesit pret dikë tjetër
Shëtitjet në park dhe kala janë zëvendësuar
Lypësit kërkojnë me të njëjtin refren
Askush nuk vëren se ti mungon.

Zbrazëtira në dhomë është e pavërejtur
Karriga e zbrazët është plotësuar
Fëmijët e rritur në rituale të veta
Nipërit dhe mbesat grinden.

Dimri i ashpër dhe i vonshëm
Troket mjaftë fort në derë
Nata sjell kujtime
Dhe shfletim të librave.

Veprat e shkruara
Me kënaqësi të paparë
Vazhdimisht insistonte të lexonim
Gojëhapur priste verdiktin tonë.

Ishte i pasionuar pas shkrimit
Dijes shekullore
Fjalët i dilnin as ai nuk dinte si
Rridhte i zhurmshëm lumi
Begatonin fletoren e tij.

Kënaqësinë e gjeti në moshë
Tek fëmijët e edukuar
Tek burrnesha e tij e dashur
Dhe në lojën e shkronjave.

Qytetin historik kishte bashkëbisedues
Shadërvani fëmijëria e tij
Islana zëri i pamposhtur
Prizreni ai vet.

Fotoja e vogël e rinisë
Nxitë kujtime dhe memoare
Nusja dhe ai të buzëqeshur.

Vitet rreshtohen
Koha ik
Fotoja e varur në dhomë
Zbehet dhe bie
Pasardhësit e dashur
Këndoni Jasin për ta.

tyran j spahiu
vargje poetike 2
jeta eshte dhunti

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by tamej -

Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019