>
LETERSISHQIP

Dhoma

Nata shkruan emrin tënd
Hëna e zbukuron
Përshëndes trupin
Sytë e tu blu.

Kreshtat e malit
Thirrin bukurinë tënde
Ashtu si stuhisë
Që i frikohet rëra.

Takohemi në dhomë
Që është pa sy e zë
Aty janë të shkruara
Vjershat më të bukura.

Në këtë vatër dashurie
Gëzimi dhe hareja
Kënaqësia dhe ëndet
Kanë gjetur perandorinë.