>
LETERSISHQIP

Ketu Buron

Frymëmarrja fillestare
Me kroin ushqyes
I vogël sa një farë
Embrional.

Trokitë në mure
Kërkon daljen
Nëntë muaj paraburgim
Në liqenin e errët.

Lirimi i zhbllokuar
Në ambient të bardhë
Peisazh zbukurues
Pamje e rralë.

Frymon tani bërthama
Rrezaton dhuntija
Si tërmeti shkatërrues
Goditë strehimoret.

Solli i mallkuari
Marramendje dyndje dhe asgjësim
Dështim dhe anarki
Buzëqeshja e tij e hidhur
Prehet në varin e lagshtë.

tyran j spahiu
vargje poetike III
aristokrati
U dërgua nga:tyran