Ndodhi

Ndodhin gjërat
Ndonjëherë të çuditshme
Shumë-herë nuk i vërejmë
Kalojnë fshehurazi.

Por ka edhe raste
Që truri ynë regjistron
Para se të ndodhin
Befasohemi.

A të thash
‘ ka me u bo ‘
Nuk di
Si erdhi kjo.

Mund të më pyesësh
Si e dita
Unë them
Nuk di.

Qëllon shpesh
Paralajmëron
Përfundimi i çuditshëm
Ndodh.

unë befasohem
Por ja se e dita
Me shpjegue vështirë
Por shpesh qëlloj.

Thonë
Fenomen paranormal
Ligji i natyrës energjia e errët
Unë përsëri përsëris
Ndodh kjo.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga tamej -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  3