>
LETERSISHQIP

Epshi I Xhelozise

Natyra e pastër parajsore
Vështrua nga miliarda yje
Rrethuar me shtresa të padukshme
Mbrojnë nga të qelburit.

Zbokthi në humnerën e diturisë
Fundoset paturpshëm
Pas tij jehojnë ofendimet
Mosëperfillja e tij iriton.

Nuk ndëgjon zbokthi
Epshin e bukurisë
Ngazëllimin e dashurisë
Fjalët e lumturisë.

Kalon pranë i mbushur si thesi
Me sy ngulur në qiell
Mendon sallama e mbushur
Unë jam dhe vetëm unë.

Ngjitet në flokë më zi se pleshta
Nën lëkurë posi riqëri
Xhelozia e fjalëve të shkruara
Acarimin e zbokthit shumëzojnë.

Largohet mendjemadhi
Turpi i tij rrjedhë
Futet në djerinat e egra
Vend argëtim për te.

Hyjni
Adhurues i imi i Bekuar
I Plotëfuqishmi
Vetëm prej Teje ndihmë kërkojë
Më fal Zoti im
Për gabimet e mia
Vetëm Ti
Gjykon zbokthe të tillë.....