>
LETERSISHQIP

Pragu

Autobusi i vjetër dërdëlliste
Rrugëve të fshatit malor
I ulur në sediljen e fundit
Jam i djersitur dhe i dremitur.

Duhani i plakut me strajcë
Në dorën tjetër shporta me vezë
Kërkon bisedë dhe bisedues
Me gishtat e zverdhura nga duhani.

Zonja e mbuluar me shami
Djersitur pa masë
Me dy kova të mbuluara
Kokëposhtë shikjon vjedhurazi.

Vozitësi tymos dhe gjestikulon
Me zonjën e re prapa tij
Ajo tund kokën dhe pohon
Me dorë largon tymin e zi.

Vazhdon dërdëllisja e buzit
Djersa dhe pluhuri ngjiten për trup
Shija aromatizuese futet në hundë
Në fund të durimit arrijmë.....

Tyran j spahiu
vargje poetike III
aristokrati
U dërgua nga:tyran