A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Kendo

Kur bukuria vallëzon
Në pedanale të parkut
Dashuruaritë e rinjë
Përcjellin notat e kitarës.

Këndo nën tingujt
Lejo sytë të të shoqërojnë
Në muzgun e parë të natës
Në plazhin blu.

Vërteta jeton aty
Mes shkëmbinjëve dhe fosileve
Thurrur janë emrat tona
Jeta dhe të puthurat.

Xheloz nuk di a jam
Derisa drita shplon tejdukshëm
Trupin tëndë të vizatuar
Me dorën time të njomë.

Kendo e bukura engjëllushë
Të të ndëgjojë bota rinore
Zërin tend të sirenës
Dhe bukurinë e dhuruar ty.

Dhe kur të ndalesh
Hedh shikjimin në thellësinë e gjirit detar
Jam aty i paprekur
Nga koha dhe mosha.

Vërteta bukuroshe jeton
Në dhe Brenda meje
Më lejo të sfidoj kitarën
Me notat e rinisë magjepëse.

Duart le të përshëndesin
Arritjen tend tek unë
Folenë e pasur natyrë
Dhe krijesat e virgjër pauses.

tyran j spahiu
Vargje Poetike III
Aristokrati

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by tamej -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019