>
LETERSISHQIP

Ajo

Ecja e saj e turpshme
Veshja e lehtë zbuluese
Ofrojnë shije dhe ah..
Të rafinuara atribute.

Sharmi i saj sfidues
Shkel ujin e kriposur
Sytë ngjyrë qielli
Shkrihen në një kompozicion.

Mbrëmjeve mesdhetare
E veshur verore
Era e ledhaton
Bukurinë shqipfolëse.

Shikimeve tronditëse
Nuk guxon t’u ikë asgjë
Kofshët punë arti
Trullosin

Gota pink e rëndomtë
Në dorën e saj lulëzon
Nuk është në shitje as në ankand
Kjo aristokrate.

tyran j spahiu
vargje poetike III