A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Mërgimin

Tej Kufirit

Vendosmëria më shtrëngon
Tej kufirit të lundroj
Mos më ndal mos tento
Këtë as mos e shqyrto.

Pse mundohesh kot
Nuk të kam gënjyer
Nuk të kam borxh
As hak as gjak.

Do të shkojë të shoh
Të provojë dhe të mësojë
Jetën matanë ta sfidojë
Dhe ardhmërinë të shijoj.

Nuk ke pse të këputesh
As pse të turpërohesh
E di do fillojnë thashethemet
Dhe do njoftojnë
Bëni ata me dije
Iliri nuk robëron.

tyran j spahiu
vargje poetike II

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by tamej -

Choose star rating

Rating:  4 / Votes cast:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019