A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Epike

Ndëgjohet ushtima
Atje në stepe
Larg në vrimën e zezë
Në oqeanet e pafund.

Ç’është kjo : çka po ndodhë
Në mëmëdheun tonë të djegur
Bërë shkrum e hi
Në horizontin e pafund.

Troje këto të lashta
Epike dhe legjendare
Kjajnë fëmijët kjanë granimi
Dergjet rinia e shqiptaria.

Zgjohuni O Ju Trima
Bijtë e Shqipes
Arbëreshët e Armës
Malësorët e Malësisë.

Historia e përgjakur
Do na përcjell në pafundësi
O ju Arbër
Zgjohuni Bjeshkët e Shqiponjave..

JU
Burra e Burrnesha
Lartë në malet qiellore
Shikjoni shkëmbinjtë
Vajtojnë dhe vuajnë
Se mbi shkel këmba e huaj
Shtypin pandërprerë
Të tërbuarit e paftuar.

Neoliti ju vrojton
Fiset ju përkujtojnë
Roma e lashtë dhe Bizanti
Si sorrat u vardisën.

Enkelejtë Taulantët Dalmatët
Fund e krye me shpatë në dorë
Erdhën ata prej Azisë
Pushtuan dhe okupuan.

Perandoritë më të mëdha
Ju përcjellin
Egërsisht manipulojnë
Vendosin dhe gjykojnë.

Kjanë shiu në varret e stërgjyshërve
Mbulon dëbora malet e Shqipeve
Koha përcjell gjestet e pabëra
Le të zhyten ëndrrat e tyre në akullnaja.

Shqipja e lapsit dhe e Europës
Burri i Malësisë dhe i Brukselit
Pushka e Ilirit dhe e Aleancës
Na ftojnë.

Mbuloni skamcat dhe ndërskamcat
Me gëzof Arbëreshe
Zgjohuni Zgjohuni
Lindi dielli në Iliri.

Troket çasti i mileniumit
Në vatrën e pasur Shqiptare
Në Qiellin Shqipëfolës
Mbretëron Mbretëresha Ilire.

tyran j spahiu
vargje poetike II
‘ Jeta eshte Dhunti ‘
Maj 2014
Biblioteka K.K.

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by tamej -

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  10





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019