>
LETERSISHQIP

Matufi

Pazarllëqet në odën e burrave
Darka e mirë
Kushërinjtë janë mbledhur
Kuvendojnë dhe vendosin
Të arriturat familjare.

Matufi qëndron në fund
Sjell telefon kafe dhe thikë
Është i vendosur kërkon
Zyre dhe punë.

Lidhjet familjare aktivizohen
Nepotizmi asgjë e re
Matufi zgjedhë
Vend-pozitë në sociale.

U vendos u vulos
Kravatxhiu u punësua
Rrjedhin javët por jo muajt
Kravatxhiu u avancua.

Rrjedhim muajt por jo vitet
Drejtori i ri u bë mjeshtër
Djaloshi i ri
Ish matufi.

Tani mat dhe gozhdon
Godet aq fortë dhe lakon
Vetura të reja krijon
Aftësia e tij vepruese
Odën në hotel e transformon.

Bukuroshja sekretaresha
Sjell whisky dhe espresso
Ajo vëzhgon dhe përcjell
Çdo lëvizje të “Princit” të ri.
vargje poetike II ...jeta eshte dhunti