>
LETERSISHQIP

Njerez Te Gabuar

Në këtë botë të pakohë
Kur shkëndija eksplodon
Arsyeja shëmbet si humnerë
Dhe intriganët vërsulen.

Mësimi i pamësuar
I shekujve të kaluar
Mbi dyqind vite ngarkesë
Nga pallatet botërore.

Janë të pastrehë në tru
Cakun e kanë detajuar
Njerëzit e gabuar
Në poste të fuqishme.

Ju o njerëz të humbur
Rrugën vet e keni helmuar

Mendoni dhe krenoheni
Ju jeni të zhytur.

Të bërat e juaj djallëzore
Anemban globit
Gjindeni në drejtimin e gabuar
Ju të anatemuar.

Bota në lashtësin e vet
Të cilën ju nuk e kuptoni
Do nënvizoj aktet e juaja
Të vrastëtarëve femijësh.

Për ju shpëtim nuk ka
Ju të degjeneruar
Gjeneratat
Do ju mallkojnë….

vargje poetike III
shtylla e peste