A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Thesari

Dhoma modeste më shoqëron
Rryma e papaguar
Fletët gjithandej
Gotat e derdhura njoftojnë.

Jam pesë gjashtë ditë pa ngrënë
Fuqia më derdhet
Këpucat e grisura janë
Ngopur me fleta të shkruara.

Ndjesia humbet
Vetëm dritarja më kujtohet
Tentoj të thërras
Ndihmë të kërkojë....

Kundërmon rëndë
Hapet dera trupi i mavijosur
Fundi i pafundësisë
Poeti prehet në varfëri.

Ngrita duartë e arta
Të të falenderohem
Të kujtoj për fletat
Thesarin e lënë.

Palosur mirë
Fletat e zverdhura
Dritën e shijojnë
Në botimet e shumta.

Frikohem nga zëri im
Mendimet dhe ndjenjat
Mos vallë ndëgjon kush
Për thesarin tëndë të shkruar.

Në moshën e vonshme
Ndërgjegja troket
Ndiej dhimbje të hatashme
Të poezisë së vjedhur.

Ndëgjomëni ju të nderuar/a
Mëkatin tim të mëkatuar
Poezit e poetit të ri
Unë i kam përvetësuar....

vargje poetike III
poezia buron ...

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  4.3 / Votes cast:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019