>
LETERSISHQIP

Lundëro

Në botë magjike
Që pleqërinë nuk e njeh
Lundërro në kënaqësinë e pafund
Të jetës së përjetshme.

Në horizontet e dëshirave
Larg nga ushqimi etja
Në atë vend ku ajri të frymëzon
Ahireti të ushqen.

Bota Firdeus na pret
Lumenjtë që rrjedhin vërë
Pallatet luksoze
Lundërro në botën e amshuar.

Zëri i kultivuar
Tingëllon si shërues
Para gdhirës
Fton në rit.

Pas rënies në sexhde
Duartë lartë lutem
Zotin e Madhë
Krijuesin e gjithëfuqishëm.

Më lejo i Madhi
Hyjni e Bekuar
Vetëm Ty të Adhurojm
Vetë prej Teje ndihmë kërkojm.

Me shëndet dhe begati
Begato vatrën time
Na ruaj i Madhi Zot
Nga vuajtja dhe i mallkuari.

Na udhëzo në rrugën Tënde të drejtë
Ja Rabi
Falenderit për të gjitha të mira
O Perëndi.

VARGJE POETIKE III
mbaje endrrat gjallë