Fantazmat E Së Kaluarës

U dorëzuam jetës së lirë
Shikjonim larg edhe më Larg
Notonim në kënaqësit e fituara lehtë
Shpresonim dhe besonim në ëndrra.

Ndëgjova ushtimën frikësuese
Zërat më rrethuan
Epshi i dhunës ndihej në ajër
Thirrja tmerruese jehoi fortë.

Ktheva kokën prapa
Skenat e gjakosura dhe të gjymtyrët e prerë
Figurat e ndryshe aritmetike
Arti kubist mbuloi qytetin.

Retë e dendura ndërruan formën
Papritmas si me dorë fryma u ndal
Bërtita deri në kupë të qiellit
Jo jo përsëri.

Fantazmat e së kaluarës
Kalëronin shpejtë para
Si ujëvarja në hapësirë
Prinë në përleshjet e mallkuara.

U zgjuan krijesat njerëz në hije
Vrulli i tyre na rrëmbeu
Shkatërronin çdo gjë
Si vërshimet epike.

Urrejtja shpërtheu
Si gejzeri në ajër
Lartë në atmosferën rrënqethëse
U bashkuan me fantazmat.

Na goditën nga të katër anët
Si furtuna e bjeshkëve
Dhunuarit torturuarit vrarët
Prehen në varret e panjohura.

tyran j spahiu
vargje poetike III
Mbaje ëndrrat gjallë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3