Tema: Poezi Për Natyrën

Fshati

Fshati pitoresk në bjeshkë
Gjysmë i zbrazur
Varfëria heshtazi mundon
Nuk kërkojmë dalje.

Kroi si loti
Rrjedhë në pambarim
Gjethet e vogla mjaftë të ngrira
Shkëlqejnë në diellin mëngjesor.

Frymon me tërë forcën
Eksiton shqisat e uritur
Gardhin riparoj pas dimrit të egër
Delet në torishtë më ngjallin.

Prroi i lashtë sa vet bjeshka
I ftohtë akull si burimi
Kalon pran shtëpisë mbushur me rosa
Bimësia e pasur na rrethon.

Fshatarësia bujare vepër e bjeshkëve
Çiltër vigan si natyra
Shtatëlartë me plis në kokë
Veshja kombëtare e hijeshon.

Ardhmja e zgjuar na pretë
Shikjo çunat dhe vashëzat
Ngarkuar me libra në shpinë
Çajnë rrugën me këngë malor.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  30