Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Duart Dhe Fytyra E Pastër

Përshkruajmë rrugët tona jetësore
Lidhur fortë me zinxhirin pasuri
Sprovat e jetës na lajmërojnë
Shtiremi se nuk vërejm nuk ndëgjojmë.

Mos u mundoni me u shoqërue me yje
Të arrini lartësitë e notave muzikore
Anijet e fundosura në detet bëtërore
Gurëzit e çmuar në nëntokën e errët.

Zbritni në bukurinë e ditës dhe kështjellën e imagjinatës
Përmbushni detyrimet dhe obligimet
Pastrohuni nga mëkatet ditore
Futuni nën ombrellën e librit nga e djathta.

Sabahu begatia fillon nën errësirën e natës
Vazhdon deri tek drita e zbehtë
Ruan tërë ditën nga të këqijat
Nuk ndien dhimbjen e vdekjes.

Dielli ngadal lëviz prej zeniti
Hija fiton qetësinë e objektit
Shtohen gradat për disa shkallë
Shpëton prej mërzisë së mahsherit.

O ZOT na pano pendimin
Bekojnë engjujt dhe mëshirohemi
Mos le namazin e iqindisë se të humbet puna e bërë
Të qet në dritë nga errësira e varit.

Marrja e abdestit edhe kur është vështirë
Shkuarja në xhami pritja e namazit
Janë fortifikata të pamposhtura
Shpejtë kalon urën e siratit.

Nuk ka namaz më të mirë se i sabahut dhe jacisë
Janë pesë falje të namazit këto
Jacia në xhemat shtë si gjysma e natës në namaz
Të shpëton prej azhabit të xhehnemit.

Xhumaja të pret krahëhapur
Merrë abdes dhe ndëgjo hutben
O besimtar të falen mëkatet ndërmjet
Vlenë edhe më tepër edhe tre ditë.


Tyran j spahiu
Vargje poetike III
Pesë Shtyllat

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë