Më mbaj mend (për 1 muaj)

Zi-Lia

Në luginën e shfrenuar nga aroma
Era si pluhuri kozmik përkdhel
Lulet e gjelbërta xheloze të pranverës
Shtrirë kryeneq si njerëzit e penës.

Mesdheu me puhinë e mbrëmjes relaksuese
Troket në dyert e qytetit antik
Buzë kejit hijëzohet në shadërvan
Përpunuesit thithin me kafen e kënaqësisë.

Noton xhelozia në anijen e shpuar
Në venat e gjata të kohës
Damarët e kuq të trungut
Zhyten në aromën e gjelbërt.

Qarkullon zilia në në sasinë e plotë
Rrugëve të jetës dhe urrejtjes
Si pasqyra e mbretëreshës mëri
Shpaloset pa vetëdije si libri i zi.

Kryelartë dashi me këmbon në qafë
Me bujari mbërron trevën e vet
Xhelozia virtyt i krijesave dykëmbësh
Dritëzon dhe hijëzon krijesën njeri.

tyran j spahiu
vargje poetike VI
......aristokrati

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga tamej -

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet