>
LETERSISHQIP

Prizrenasi

I heshtur dhe i qetë
Edukuar në frymën e pastër
Anashkalon momentet tronditëse
Tejkalon në urti.

I thjeshtë dhe pa teke
I shkelur vazhdimisht nga ata
Modestinë e ka virtyt hyjnor
Nderin familjar zakon.

Begaton jetën e botës së shkurtë
Punë familje obligime fetare
Allahu i pranoftë
Përmbush më përpikmëri.

Vetëdijshëm për botën e amshueshme
Fiton me nder
Dorën e shtrirë ndihmon
Vet vështirë kërkon.

Në dhomën e vogël
Tre me katër
Kalon këtë jetë
Jeton dhe mbijeton
Kurrsesi nuk lejon
Shmangie nga rruga e drejtë.