A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Zgjohu I Bukuri Mëngjes

Marsi në PRIZREN
Ju motivon të Dashurë
Nxit inkurajon- Bukuroshe
Dhe të përkrah Zotëri.

Zgjohu qyteti ynë i Korzos
Futu në kraharorin tonë
Do të të rruajmë me xhelozi
Nga ‘dashamirët’ dëshirë-keq.

Për ty këndohen këngë epike
Shfaqen kujtime mbresëdhënse
Shiriti filmik regjistron
Ty të dashurojmë i papërsëritshmi qytet.

Në mesin e margaritarëve
Ti je Princ hyjnor
Më frymën frymëzuese artistike
Je i pamposhtur i Dashuri Prizren.

Mëngjesi i shprehur të përqafon
Ngroh me rrezet e vet si foshnjen
Veshur me petkun oriental unikat
Të të përkulet gjithësia supreme.

Nata sjell freski dhe origjinalitet
Flladi rrëfen bukurinë tënde
Muzika e lehtë të pushton dhe mbërthen
Dorëzohesh qetësisë.

Në qytetin muze të Lidhjes
Ju i Nderuar vizitor artdashës
Fshehurazi kërkoni pjesën e juaj
Pa hamendje ju ofrohet dhe do e gjeni
Prizreni ju don dhe përqafon.

tyran spahiu
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019