A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Jam Fajtor ...

Ekzistoj në këtë çmenduri
Rrezatoj pleqëri
Shoqëria e lodhur
Sytë e uritur
JAM FAJTOR…

Fjalët e thënë gabimisht
Të bërat e pabëra
Përvojat e mbledhura në rini
Edukatën e fituar në kështjellën pasuri
JAM FAJTOR...

Ndiej kënaqësinë e jetës
Familja më begaton
Burrëria kurrë e tradhtuar
JAM FAJTOR...

Roli kryesor në jetën e qetë
Orar i caktuar rutinor
Veshur me pesë shtylla
Frymëzuar nga qarqet besimtare
JAM FAJTOR...

Anashkaloj argatët e dyfytyrësisë
Arogantët e akumuluar
Gënjështarët e pamoralshmit
JAM FAJTOR...

Sjelljen e importuar nga nëntoka
Stigmatizuarit e botës mondene
Pispillosuritë e zyrave mëkatare
Fundosuritë e botës ekonomike
JAM FAJTOR...

Endacakët shqipfolës
Migrimet e mileniumit të ri
Varfanjakët mbi kontejnera
Fabrikat e shitura
Për kapitalizmin e hershëm
JAM FAJTOR...

Suksesi i dobët në shoqëri
Shëndetësia e pashëruar
Bukuria magjepsëse e mposhtur
Fjalët e idhta të sofistikuara
Komercialet e shumta
JAM FAJTOR...

Pyjet e ç’pylltarizuara
Plehërat e hedhura në pastërti
Kalldërmat e shëndruar në asfallt
Idealet e ngatëruara në rini
Dashuria e shitur në rrugë
JAM FAJTOR...

Tjetërsohet prona e huaj
Fuqia klanore mbretëron
I dobëti i urti shkelen
Shantazhohet i buti
Kafshatën ia merr jetimit
JAM FAJTOR...

Të ngacmojnë ndenjat
Të ofendojnë qytetin e bukur
Shkelin padrejtësisht gjakëpirësit
Ankesat përplasen në fytyrë
JAM FAJTOR...

Kur Dielli lind në perëndim
Vërshojnë krijesat shkatërruese
Dita e llogarisë vjen
Frika të mbërthen
Je i humbur në hapësirë
Godet dënimi i merituar
Dhembja e hatashme
Shpirti kalon në amshueshmëri
Errësira flaka horizontet e pafund
Shkallë shkallë dënohesh
Egoja nuk ekziston
Dhembja dhembja dhembja
JE FAJTOR...

Zëri trishtues
Ndëgjohet në kup të qiellit
Lëkura digjet pandërprerë
thua ..ah...sikur të mund të përmiresoja
gabimet gjynahet mëkatet e bëra

JE FAJTOR
JE FAJTOR
JE FAJTOR.....

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  3.6 / Votes cast:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019