>
LETERSISHQIP

Çifti Jubile

Tingujt e muzikës blues
Notojnë kanaleve të dashurisë
Rrëshkjasin fjalët përkdhelëse
Valët përcjellin madhështinë.

Kalojnë pran gondolierët romantikë
Rrjedhshëm notat e kitarës dehin
Veshur me dashuri pasurojnë
Yjet shëndrisin mrekullinë.

Gotika Venedikase shëndrit
Prekurit ledhatimet puthjet e ngrohta
Nga lartë kometa përshëndet
Drithërimat e çiftit jubile.

Mendimet udhëtojnë në rini
Në fillimin e ndërtimit të folesë
Në brigjet e detit të epshit
Fundoseshin në ekstazën pranveror.

Lundëronte koha në komponim
Serenatat hyjnore na begatonin
Zërat foshnjore art i përkryer
Qëndisin fortesën tonë…



tyran spahiu
vargje poetike IV
poezia buron...