A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Mërgimin

Migrimi

Pas shpine fortuna na shkelmon
Dhimbje si varfëria shkakton
Dimrin përcjellin rrebesh kërcënimesh
Në gjoksin tonë të pambrojtur.

Shtërngata fortë na ka mbërthyer
Oxhaqet nuk tymojnë
Shtegtojmë larg në migrimin e panjohur
Gjaku i njomë dhe kurrizi i thyer.

Imazhin e pragut den baba den
Për pesë para shoqëruar me lot e shita
Mos u ktheni mos më turpëroni
Para shtëpisë lampa me vajguri na përcjell.

Ku shkojmë bacë frikohem në këtë errësirë
Dera e lokes mbeti e mbyllur
Ndëgjoj zërin e saj të dridhur na thërret
Kthehemi bacë të lutem te nona e shtëpisë.

Stuhia fshin gjurmët fëmijëror
Koha e rreh dashurinë nostalgji
Future në frigorifer të ftohtë udhëtojmë
Në rrugën pakthim drejtë skllavërisë.

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019