Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Nënën


Nëna Medo

Në afërsinë tënde
Asgjë nuk ishte e pamundur
Aty filloi jeta
Qetësia hyjnore përqafoi.

Në vendin tëndë të ulur
Ështe krijuar begatia
Aty ku ke shkelur
Është parajsa mrekullore.

Zonja me Musaf në dorë
E Dashura Grua Fisnike
Aty buronte ngrohtësia afërsia
Në gjoksin e saj madhështor .

Nëna ime në përjetësi
Mrekullia e Krijuesit
Tek ti kam gjetur
Shtyllën e çiltërsisë.

Sot shtegtojnë fjalët e tua
Në oborrin tonë mbretëror
Hija yte urtësia
Frymojnë shëndosh në përjetësi...


tyran spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 3