>
LETERSISHQIP

Thojnë

Me zë të lartë thërrasin
Kupa e qiellit ndëgjon
Refren pas refreni monoton
Ju lutemi mos u largoni
Mos na leni në vetminë e pasurisë
Atje larg në begati
Frymoni si njerëz të gjallë
Ju mirëpret bukuria e pastër
Çiltërsia modestia sinqeriteti ju mbërthejnë
Loti nuk ju mundon…

Ata thojnë ...

Mos shkoni në largësi
Vatrën mos e tradhtoni
Këtu në fund të varfërisë
Ju prêt mizoria…

Vazhdojnë...

Pragu i shtëpisë ju kërkon
Fushat dhe mallet kërcënojnë
Ajri i ‘pastër ‘ ju helmon
Mos u largoni nga djepi kulturë…

Thojnë me dinakëri...

Është vatra vendëndodhja e juaj
Ku ujit thojnë ujë bukës bukë
Ç’kërkoni më tepër o ju njerëz pa emër
Mos na braktisni të shkretë
Në kështjellën tonë të artë…

Përfundojnë...

Ne do ju ndihmojmë
Do ofrojmë dorën e shtrirë
Një ditë një ditë ndoshta
Ndoshta edhe nesër
Do fundoseni në pusin pa ujë
Qiellin pa yje
Detin pa peshq
Deri atëherë keni durim…

tyran spahiu
vargje poetike VI